Në Klinë një person ka blerë shtëpinë nga një serb dhe në të janë gjetur shumë armë.
Sipas Policisë ankuesi, shqiptar i Kosovës ka informuar se ka blerë një shtëpi nga një serb dhe me kërkesë të tij nga ana e FSK-së është bërë kontrollimi i oborrit të shtëpisë pasi që kishte dyshime se mund të kishte lëndë shpërthyese.
Gjatë kontrollit me eskavator në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar nga FSK-ja 11 copë granata dore, 1 kallashnikov me 9 karikatorë, 470 copë fishekë, 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokuroi kompetent./Arbresh.info
65 milionë euro që mund të ndryshojnë mbrojtjen e Real Madri...
Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: Integrimi evrop...
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...