Gjatë muajit shkurt në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ janë shërbyer 167 mijë e 35 udhëtarë, janë realizuar 1 mijë e 135 fluturime.
Këto shifra bëjnë të ditur se pati rritje prej 21% në udhëtarë të shërbyer në këtë aeroport, e 10% të fluturimeve të realizuara.
Driton Hyseni nga Aeroporti ‘Adem Jashari’, bëri të ditur se në janar pati rritje të trafikut të udhëtarëve prej 8.5%, kurse mesatarisht në dy muajt e parë të këtij viti pati 5 mijë e 836 udhëtarë e 41 fluturime në ditë.
“Bashkë me Kompanitë Ajrore e partnerët e tyre si dhe me mbështetjen nga organizatat shtetërore ecim sigurt drejt një viti shumë të suksesshëm”, shtoi Hyseni.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...