Një sasi narkotike është zbuluar në Pejë, pasditen e së enjtes, gjatë pastrimit të një shtëpize.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë sekuestruar rreth 85.6 gramë marihuanë.
Rasti është në hetim nga autoritetet kompetente.
“Pejë 23.10.2025-16:50. Është raportuar se gjatë pastrimit të një shtëpize është hasur një qese me substancë të dyshuar narkotike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore me ç’rast kanë konfiskuar 85.6 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...