Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.
Siç njoftohet, gjatë takimit u diskutua edhe për vizitën e fundit të kryeminsitrit në Bruksel dhe për siç e quan Kurti kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.
Po ashtu temat theksohet se gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës.
Sipas zyres së kryeminsitrit, ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron/arbresh.info/
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...