Kosova ka nënshkruar më 27 tetor 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.
Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave./rtk
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë