Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Deçan ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë liruar nga spitali.
“Sonte rreth orës 19:30 në rrugën Gjakovë-Deçan, në fshatin Dujakë, ka ndodhur aksident trafiku ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë persona. Personat pas trajtimit mjeksor janë liruar nga spitali. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor “- tha Elezaj./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanalin e...
Arrestohen katër shqiptarë në Greqi, dyshohet se ishin vrasë...
Kapen dy orë luksoze në valixhen e një udhëtari në Aeroporti...
“Pse fshihen”, Azemi i VV-së akuzon LDK-në për f...
Prattipati i shkon Haradinajt në zyrë, flasin për zgjedhjet ...
Përfundon seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës