Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, në veturën e të cilëve janë gjetur 6 sirianë. Rasti ka ndodhur në Kamen, Leshak dhe është raportuar dje rreth orës 12:40.
Sipas raportit 24 orësh e vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është inicuar si kontrabandim me migrantë.
“Fshati Kamen, Leshak 18.09.2022 – 12:40. Policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur gjashtë persona-emigrantë nga shteti i Sirisë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...