Gjashtë shoferë ndëshkohen në Ferizaj, katër prej tyre drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

11:48 | 26 Korrik 2026
H.E

Zyrtarët policorë të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit kanë realizuar kontrolle të shtuara në trafik, ku kanë ndëshkuar gjashtë shoferë për kundërvajtje të rënda.

Katër nga shoferët janë ndaluar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, pasi drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

“- V.B. (25 vjeç) – drejtonte një veturë Audi, ngjyrë hiri, me targa vendore. Testimi me alkooltest ka rezultuar 1.11 promila. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 2 pikë negative dhe heqja e patentëshoferit për 6 muaj.

– RR.N. (25 vjeç) – drejtonte një veturë Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa të huaja. Testimi me alkooltest ka rezultuar 1.00 promila. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe heqja e patentëshoferit për 3 muaj.

– O.T. (26 vjeç) – drejtonte një veturë Volvo, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Testimi me alkooltest ka rezultuar 0.88 promila. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe heqja e patentëshoferit për 3 muaj.

– Ç.B. (25 vjeç) – drejtonte një veturë Peugeot, ngjyrë e bardhë, me targa vendore. Testimi me alkooltest ka rezultuat 0.86 promila. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe heqja e patentëshoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj dhe Koshare, dy shoferë janë ndëshkuar për shpejtësi.

“- K.K. (18 vjeç) – duke drejtuar një veturë VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, është evidentuar duke lëvizur me 102 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe heqja e patentë shoferit për 3 muaj.

E.M. (26 vjeç) – duke drejtuar një veturë Mercedes Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, është evidentuar duke lëvizur me 80 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe heqja e patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe zbatimit të plotë të dispozitave ligjore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale