Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 05:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin”, ka thënë Elezaj.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...