Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili, ka thënë se në këtë Klinikë janë të hospitalizuara 6 paciente me Covid-19.
Ismaili tha se për momentin janë 251 paciente shtatzëna, ndërsa pjesa tjetër janë raste gjinekologjike.
“Në Klinikë e Gjinekologjisë janë të hospitalizuar 6 paciente të verifikuara covid pozitiv. Gjendja e tyre është stabile. Nuk kemi raste të vdekjeve. Mbetet të verifikohen nëse ka me variantin Omicron. Situata është stabile. Për momentin i kemi 251 paciente të hospitalizuara një pjesë e tyre janë shtatzëna, pjesa tjetër raste gjinekologjike”, ka thënë ai./EO/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...