Liridon Podrimja, i akuzuar për veprën penale falsifikim i dokumentit është deklaruar i pafajshëm, para Gjykatës.
Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit të shtetit Xhavit Osmani, i pandehuri Liridon Podrimja, ai e ka mohuar se ka falsifikuar ndonjë dokument.
“Këtë dokument e kam marrë nga S.B., i cili më ka thënë që dokumentet janë në rregull dhe që mund ta shes veturën dhe të njëjtat dokumente i kam dorëzuar tek noteri. Mirëpo unë nuk kam qenë në dijeni që ka pasur ndonjë dokument të falsifikuar”, tha i pandehuri Podrimja.
Prokuroria pretendon se Podrimja, gjatë vitit 2016 me vetëdije e ka përdorur dokumentin e falsifikuar.
Pas kësaj gjyqtari Mentor Bajraktari, caktoi shqyrtimin e dytë në muajin dhjetor.
Gjatë kësaj periudhe kohore, mbrojtësi i të akuzuarit Liridon Podrimja, avokati Prek Kola, ka të drejtë t`ia prezantoj Gjykatës kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e tyre në lidhje me aktakuzën.
Në gjykimin e sotëm nuk ishte prezent pala e dëmtuar Arbër Sadiku.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Liridon Podrimja dyshohet të ketë përpiluar dokumentin e falsifikuar- autorizimin për shitblerje të veturës “Fiat-Doblo” pronë e Shahin Zenelit dhe të njëjtën t`ia dorëzoj personit Binak Haxhoviq.
Aktakuza shpjegon, se i njëjti pasi e merr autorizimin, drejtohet tek zyra noteriale në Pejë, duke ia prezantuar noterit dokumentin kinse i përpiluar tek zyra e noterit Arbër Sadiku në Gjakovë./kallxo.com/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...