Gjakova është binjakëzuar me qytetin amerikan Fort Dodge të Iowa-s.
Delegacioni amerikan i cili sot vizitoi Gjakovën, pati edhe një takim pune me Kryetarin e Komunës, Ardian Gjini ku u informuan më shumë rreth zhvillimit të jetës në qytet.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që miqtë tanë sot janë këtu me ne dhe po përfundojmë një proces të nisur tashmë. Do të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës, në art, kulturë, zhvillim të biznesit”, tha ndër të tjera Kryetari Gjini, njofton kumtesa dërguar mediave.
Dawn Larson-Specialist i zhvillimit ekonomik, u shpreh se gjatë qëndrimit do të shikojnë edhe bizneset.
“Jemi shumë të lumtur që ne do të shkëmbejmë përvojat tona në shumë fusha. Ne posa zhvilluam një takim në të cilin u njohëm më shumë me funksionimin e qytetit. Do të kemi mundësi që gjatë qëndrimit tonë këtu të shohim më për së afërmi edhe zhvillimin e bizneseve, do të shkëmbejmë edhe përvojat e universiteteve, do të shohim zhvillimin e jetës kulturore dhe historinë e qytetit tuaj”, tha ai.
Delegacioni i qytetit të Fort Dodge do të qëndrojnë në qytetin e Gjakovës deri të premten.
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...