Trump e ka bërë pagesën në një periudhë disamujore, por nuk ka ditur gjë për hollësitë. “Ai ka pasur njohuri për ujdinë e përgjithshme që Michael do të tregonte kujdes për gjëra të ndryshme, ashtu si edhe unë kujdesem për mandantin tim, po nuk i rëndoj me çdo gjë ndodh. Ata janë njerëz shumë të zënë”, tha Giuliani.
Mashtrim me paratë në kohën e fushatës zgjedhore?
Giuliani deklaroi, se Trump nuk e ka shkelur ligjin për financimin e fushatës zgjedhore. Giuliani një mik i vjetër i Donald Trump që nga muaji prill është konsulenti i tij i ri për çështjet ligjore.
Stormy Daniels, një yll amerikan i filmave pornografikë është shprehur, se në vitin 2006 ka pasur një marrëdhënie seksuale me Donald Trump. Presidenti e mohoi këtë. Ndërsa avokati i tij, Michael Cohen ka pranuar, se i ka dhënë Stormy Daniels, (emri i vërtetë Stephanie Clifford) 130.000 dollarë nga xhepi i tij pak para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016. Sipas yllit të pornos bëhet fjalë për para për të heshtur.
Cohen kishte thënë, se organizata Trump dhe ekipi i fushatës zgjedhore nuk kishin ditur gjë për pagesën dhe se nuk e kishin zhdëmtuar. Presidenti Trump në fillim të prillit, vetë kishte pohuar se nuk dinte gjë për pagesën e bërë. Tani Rudy Giuliani paraqet një version tjetër./DW
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...