Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, e ka propozuar Gëzim Plakollin si kandidat për kryetar komune.
Në njoftim u tha se me këtë vendim konfirmohet besimi i plotë në përvojën e Plakollit për ta udhëhequr Mitrovicën.
“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së Dega në Mitrovicë, është propozuar zyrtarisht Gëzim Plakolli si kandidat për Kryetar Komune”.
“Me këtë vendim, dega e LDK-së në Mitrovicë konfirmon besimin e plotë në përvojën, angazhimin dhe vizionin e z. Plakolli për të udhëhequr Mitrovicën drejt zhvillimit dhe ndryshimit të shumëpritur”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Më herët, LDK-ja e ka konfirmuar se Gazmend Muhaxheri do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Pejës.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...