Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi,pas protestës të organizuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar përmes një statusi në Facebook.
Ai, ka përmendur emrat e liderëve të cilët kanë reaguar pro ndërtimit të xhamisë, ndërsa ai e ka vërejtur që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka reaguar fare për këtë çështje.
“Nuk e kisha besu që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj me dalë në mbrojtje të xhamisë qëndrore, ndërsa Albin Kurti me heshtë!”, ka thënë ai.
“Mirë ka thënë Qumili: kjo dynje dallap dallap…”, shtoi ai në një status në Facebook./arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...