Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, sot ka udhëtuar në Vjenë për të marrë pjesë në takimin ministror të formatit “Friends of the Western Balkans”.
MPJD njofton se takimi fokusohet në ruajtjen e çështjes së Ballkanit Perëndimor në agjendën politike të Bashkimit Evropian, në vlerësimin e gjendjes aktuale të procesit të zgjerimit, si dhe në diskutimin e mënyrave të reja për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, energjisë dhe sigurisë, transmeton Arbresh.info.
Po ashtu, sipas MPJD-së, pjesëmarrësit do të shkëmbejnë qëndrime për zbatimin e plotë të mekanizmit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Në këtë takim, Ministrja Gërvalla do të riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe për një bashkëpunim rajonal që respekton sovranitetin dhe barazinë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në përputhje me vlerat dhe orientimin euroatlantik të rajonit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës