Me ftesë zyrtare të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Romë, ku do të përfaqësojë Kosovën në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë, që do të zhvillohet më 17 dhe 18 nëntor 2025.
MPJD njofton se kjo konferencë, e para e këtij formati, organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë në bashkëpunim me Shoqatën “Dante Alighieri” dhe synon të promovojë gjuhën italiane si mjet komunikimi dhe bashkëpunimi kulturor ndërmjet popujve e vendeve të ndryshme, transmeton Arbresh.info.
Në qendër të konferencës do të jenë temat e forcimit të identitetit të përbashkët, dialogut ndërkulturor, paqes, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë kulturore.
“Italofonia do të prezantohet si platformë për zhvillim dhe rritje ekonomike, duke forcuar marrëdhëniet mes shoqërive civile, institucioneve dhe bashkësive që flasin gjuhën italiane anembanë botës. Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë nismë vjen në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera kulturore dhe miqësore me Italinë, si dhe angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e dialogut ndërkombëtar. Gjatë qëndrimit në Romë, ajo do të theksojë rolin e mërgatës sonë shqiptare në Itali si një urë të rëndësishme kulturore dhe gjuhësore, që forcon dita-ditës bashkëpunimin dypalësh si dhe atë rajonal”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër