Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, e cila të mërkurën nuk arriti të marrë votat e partive opozitare për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit, ka deklaruar se së paku deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës – partia ku ajo ka qenë më parë – do të duhej të kishin më shumë se një arsye për ta votuar.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e deputetit të LDK-së, Paris Guri, i cili ka kundërshtuar ashpër Gërvallën, duke listuar publikisht disa arsye pse, sipas tij, ajo nuk meritonte votën e deputetëve të kësaj partie.
Në një postim në rrjete sociale, Guri e ka quajtur Gërvallën “të paaftë” dhe ka theksuar se gjatë mandatit të saj si ministre e Punëve të Jashtme nuk ka sjellë asnjë njohje të re për Kosovën./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron