Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me Ministrin e Jashtëm të Polonisë,
Radosław Sikorski në margjinat e Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar rreth rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Polonisë pas mbajtjes disa javë më parë të Forumit Ekonomik në Poloni, dhe bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e sigurisë rajonale dhe integrimit euroatlantik, shrkuan Arbresh.info.
“Takimi vuri në pah marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Polonisë, duke u përqendruar në përkushtimin e përbashkët të të dy vendeve ndaj vlerave evropiane, sigurisë dhe thellimit të bashkëpunimit dypalësh.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Polonisë në proceset e integrimeve euroatlantike të Kosovës duke theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për të mbështetur me të gjitha mjetet Ukrainën dhe qytetarët e saj në luftën kundër agresionit rus si dhe për të luftuar së bashku ndikimet e rrezikshme në rajonin tonë.
Duke vlerësuar lart hapjen për herë të parë të misionit të Republikës së Kosovës në Varshavë, Ministrja Gërvalla vlerësoi rolin e Polonisë në përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit euroatlantik./Arbresh.info/
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...