Zëvendëskryeministrja në detyrë e vendit, Donika Gërvalla zhvilloi një takim frytdhënës me homologun e saj nga Tanzania, Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Tanzanisë, duke vënë theksin në ndërtimin e partneriteteve që nxisin bashkëpunimin mes institucioneve, komunitetit të biznesit dhe qytetarëve të vendeve tona.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet me të cilat ndajmë përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe stabilitet, si dhe rrugë të reja për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbime të frytshme.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...