Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku më Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, bënë homazhe pran shtatores së heroit kombëtar Zahir Pajaziti.
Gërvalla tha se një ditë si kjo është e rëndësishme të kujtohet sakrifica, në këtë rast e tre heronjve të cilët po i përkujtojnë sot, të gjithë ushtarët trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë ata që rezistuan në format më të ndryshme deri në lirinë e Kosovës.
Ministrja e Jashtme tha se është edhe më e rëndësishme që kjo sakrificë të jetë gjithmonë udhërrëfyes për punët e shumta që duhet bërë çdo ditë, për të jetësuar idealet e tyre, për të jetësuar një shtet të fortë, demokratik dhe të lirë siç është Republika e Kosovës, ajo shtoi se këtë e dëshiruan Zahiri me shokë e tij, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri.
Deklarata e plotë e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, para shtatores së heroit Zahir Pajaziti:
Një ditë si kjo është e rëndësishme të kujtohet sakrifica në këtë rast e tre heronjve të cilët po i përkujtojmë sot, të gjithë ushtarët trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë ata që rezistuan në format më të ndryshme deri në lirinë e Kosovës.
Por, është edhe më e rëndësishme që kjo sakrificë të jetë gjithmonë udhërrëfyes për punët e shumta që kemi për të bërë çdo ditë, për të jetësuar idealet e tyre, për të jetësuar një shtet të fortë, demokratik dhe të lirë Republikën e Kosovës, ashtu siç e dëshiruan Zahiri me shokë e tij, por edhe gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...