Google ADS

Gërvalla publikon letrën e Jusuf Gërvallës për nënën e tij Ajshen: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

20:15 | 1 Tetor 2024
E.H

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka publikuar një letër të babait të saj, Jusuf Gërvallës, të vitit 1980 të cilën ia kishte dërguar nënën së tij, Ajshes nga Gjermania.

“Në ditëlindjen e tij të 79-të, më lejoni të ndaj me ju letrën që Babi (Jusuf Gërvalla) i dërgon nënës së tij, Nënës Ajshe në vitin 1980 nga Gjermania ku i shkruan ndër të tjera: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!’”, ka shkruar Gërvalla në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme