Thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, ishte tema kryesore e takimit që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, të akredituar në Kosovë, Jonathan Hargreaves , të cilin e uroi për marrjen e detyrës duke shprehur besimin dhe vullnetin institucional për bashkëpunim të ngushtë në çështjet me interes të përbashkët.
Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Hargreaves rreth proceseve politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës dhe progresin e arritur në shumë fusha, si në demokratizim të vendit, sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive qytetare, zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim në strukturat euroatlantike.
Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe për rolin e rëndësishëm që e luan sot në çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e thellë ndaj Republikës sonë./Arbresh.info
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje