Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
MPJD njofton se gjatë kësaj jave, Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ku do të adresohen sfidat më të rëndësishme të rendit global, nga siguria e çështjet rajonale e deri te zhvillimi ekonomik dhe forcimi i bashkëpunimit mes shtetesh.
“Ministrja Gërvalla do të jetë pjesë aktive e tryezave shumëpalëshe rreth politikave globale të sigurisë, dinamikave gjeopolitike dhe sfidat në vitet në vijim. Në vazhdimësi, Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së rendit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...