Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e dorëhequr, Donika Gërvalla, ka udhëtuar sot drejt Varshavës për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, si dhe të shteteve kandidate dhe me status kandidat potencial.
Sipas njoftimit. y takim zhvillohet në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së dhe organizohet me ftesë të Presidencës Polake të Këshillit të Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtij forumi është të krijojë një platformë të hapur për dialog strategjik ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve kandidate e me perspektivë anëtarësimi në BE, përfshirë rajonin e Ballkanit, në funksion të përshpejtimit të procesit të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, përcjellë Arbresh.info.
“Takimi vjen në një moment vendimtar për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe do të shërbejë si hapësirë për shkëmbim të ideve dhe qëndrimeve për sfidat e përbashkëta, rolin e rajonit në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe perspektivën e përbashkët integruese.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Gjatë qëndrimit në Varshavë, Gërvalla do të zhvillojë takime dhe diskutime dypalëshe me homologë nga vendet e BE-së dhe nga vendet kandidate, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit në rajon, progresin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme për shtetet demokratike dhe pro-evropiane të Ballkanit./Arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...