Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla mori pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të mbajtur në Paris.
MPJD me anë të një komunikate për media bënë të ditur se Gërvalla ka shprehur përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta si demokracia dhe të drejtat e njeriut, multikulturalizmit dhe respektimit të gjuhëve dhe kulturave të ndryshme.
“Ministrja Gërvalla në kuadër të Konferencës Ministrore, vizitoi sot edhe Fshatin e Frankofonisë ku ishte ekspozuar Pavioni i Kosovës në mesin e këndeve të shumë shteteve të tjera pjesëmarrëse. Pjesëmarrja e Kosovës në ekspozitën e Fshatit të Frankofonisë është një mundësi unike për të prezantuar kulturën, gjuhën dhe potencialin ekonomik të vendit tonë përballë vendeve frankofone”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...