Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka filluar sot vizitat zyrtare nëpër institucione në nivel qendror dhe lokal për tu njoftuar nga afër me shërbimet dhe kapacitetet për tu ofruar shërbime pjesëtarëve të diasporës gjatë periudhës së verës.
Ministrja e Diasporës, fillimisht ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Gjatë këtij takimi, biseduan me kryetarin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi dhe kryeshefin ekzekutiv Burim Ahmetaj, lidhur me informimin e mërgatës rreth procedurave të votimit jashtë vendit. Në këtë drejtim, ministrja Gërvalla theksoi gatishmërinë e MPJD-së për të ndihmuar KQZ-në në shpërndarjen e materialeve informuese nëpërmjet konsullatave, por edhe organizatave të ndryshme në diasporë, në mënyrë që informacioni të shpërndahet në kohën e duhur tek pjesëtarët e mërgatës.
Takimin e radhës e pati në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC), ku pati rastin të shoh nga afër ofrimin e shërbimeve nga ana e këtij institucioni në periudhën me fluks të lartë të punës. U.d i drejtorit të ARC-së Blerim Camaj, e njoftoi ministren me të gjithë hapat që ka ndërmarr ky institucion në drejtim të ngritjes së kapaciteteve për të përballuar kërkesat në rritje gjatë muajve të verës nga pjestarët e mërgatës, që vinë edhe për tu pajisur me dokumente.
Palët u dakorduan që duhet të shikohen opsione për të rritur gamën e shërbimeve sa i përket çështjes së pajisjes me dokumente nëpër konsullatat e Kosovës nëpër botë. Gjithashtu shprehën gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin institucional që të ofrohen shërbime të mira dhe të shpejta për pjesëtarët e diasporës këtë vit.
Gjithashtu, Gërvalla vizitë ka zhvilluar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është informuar për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti si dhe Ragip Bunjaku, u.d i drejtorit të Departamentit për Kufi e kanë njoftuar ministren me planin dhe hapat që kanë ndërmarr për të ofruar shërbime gjatë kësaj periudhe të vitit, kur numri i fluturimeve është shumë i madh.
Ministrja Gërvalla do të vizitoj sot edhe komunën e Prizrenit për të parë pritjen që iu bëhet bashkatdhetarëve në nivel lokal. Takime të tilla do të zhvillojë gjatë ditëve në vazhdim edhe në komuna të tjera të Kosovës./arbresh.info/



“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...