Kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla përmes një statusi në Facebook ka shkruar se elektorati i LDK-së, dinjitetin, qëndrimin dhe guximin e Vjosa Osmanit e shpërbleu me mbi 60.000 vota.
Ajo ka thënë se është mësim për të gjithë ata që hynë me nga 5.000 – 6.000 vota në parlament dhe nuk e lanë asnjë gjurmë të vetme.
Statusi i plotë:
Saaa? 60.000 vota???!!!
Kryesia e konsumuar e LDK-së e vuri në vendin 81, dhe atë me qykë të zorit.
Elektorati i LDK-së, dinjitetin, qëndrimin dhe guximin e Vjosa Osmanit e shpërbleu me mbi 60.000 vota.
Mësim për të gjithë ata që hynë me nga 5.000 – 6.000 vota në parlament dhe nuk e lanë asnjë gjurmë të vetme.
Për gjithkënd është e qartë tashmë se kush është zëri i LDK-së.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...