Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla që është një prej drejtueseve të partisë “Guxo” e ka quajtur të papranueshme situatën, pas dështimit të 20-të që të konstituohet Kuvendi. Ajo tha se betejat politike bëhen për zgjedhjen e qeverisë e jo për kuvendin.
“Mua nuk më mbetet tjetër përveç të bëjë thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet sepse beteja politike bëhet për zgjedhje të qeverisë e jo për një temë që në fakt është e vetëkuptueshme. Kushtetuta ia njeh të drejtën ekskluzive fituesit të zgjedhjeve. Është seanca e 10 ku jemi duke votuar për procedura. Iu bëj thirrje deputetëve që mendojnë se qytetarët nuk e meritojnë këtë bllokadë që në seancën e ardhme të votojnë për zhbllokim. Do të duhej urgjentisht, më së largu pas 48 orësh të zhbllokohej kjo situatë”, tha Gërvalla.
Gërvalla që e ushtron postin e kryediplomatës në detyrë, tha se kjo situatë e dëmton imazhin e vendit.
Gërvalla tha se nuk ka informacione rreth atyre që ka thënë deputetja Balje se në këmbim të votës për haxhiun, pati oferta.
“Nuk kam asnjë informacion për këtë, por i bëj thirrje edhe zonjës Balje dhe zotëri Hoxhës të heqin dorë nga qasja bllokuese, sepse nuk jemi këtu në pazar ku shitemi e blihemi, është çështje parimore konstituimi i Kuvendit. Nuk kam informacione të tilla, unë nuk di për pazare të kësaj natyre. Di që ka pasur biseda të vazhdueshme për t’i vetëdijesuar që duhet të marrin pjesë në votimin e Kuvendit”, tha ajo./rtk
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata