Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia, në vend që të arrestojë dhe ekstradojë Radoiçiqin dhe të gjithë përgjegjësit e tjerë, para disa ditësh arrestoi ish-zyrtarin policor Arbnor Spahiu, teksa udhëtonte drejt Kosovës me familjen e tij, nën pretendimin se kishte qenë i përfshirë në parandalimin e sulmit në Banjskë.
Sipas kryediplomates në detyrë, Arbnor Spahiu jo vetëm që nuk ishte pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 2022, por ky arrestim, sipas saj, edhe njëherë konfirmon faktin që shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës.
“Megjithatë, në vend që të arrestojë dhe ekstradojë Radoiçiqin dhe të gjithë përgjegjësit e tjerë, Serbia para disa ditësh arrestoi ish-zyrtarin policor Arbnor Spahiu, teksa udhëtonte drejt Kosovës me familjen e tij, nën pretendimin se kishte qenë i përfshirë në parandalimin e sulmit në Banjskë. Arbnor Spahiu jo vetëm që nuk ishte pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 2022, por ky arrestim edhe njëherë konfirmon faktin që shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës”, ka shkruar Gërvalla.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...