Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka mbajtur konferencë për media, ku ka treguar më shumë detaje pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gërvalla tha se vendimi për aplikim për anëtarësim në këtë mekanizëm është marrë në kohën e duhur, shkruan arbresh.info.
Ajo deklaroi se nëse Kosova anëtarësohet në Këshill të Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm pas Pavarësisë së Kosovës
“Tani është koha për të marrë vendimet e duhura. Prandaj edhe kemi vendosur qe ketë vendim të rëndësishëm ta marrim tani. Ne besojmë që ky është hapi i duhur në kohën e duhur. Nga anëtarësimi fitojnë të gjithë dhe nuk humbet askush, fitojnë qytetaret e Kosovës, fiton rajoni, fiton Këshilli i Evropës”, ka thënë kryediplomatja në një konferencë për media të premten./arbresh.info/
LEXO EDHE
Gërvalla tregon nëse është paralajmëruar ndonjë çnjohje e shtetit të Kosovës – Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...