Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshohet se mbetjet mortore mund t’u përkasin 23 intelektualëve të zhdukur në Mitrovicë

12:29 | 29 Korrik 2026
H.E

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë dyshohet se në varrezën masive në fshatin Kolludër të Zubin Potokut, dyshohet se i përkasin grupit prej 23 intelektualësh të Mitrovicës, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999.

Në lansimin e raportit të IKKL-së, Kurti tha se ende nuk mund të konfirmohet nëse bëhet fjalë për këtë grup, ndërsa theksoi se duhet pritur konfirmimi nga organet kompetente.

“Dyshimi ynë i menjëhershëm kur kemi marrë vesh se janë gjetur mbetje mortore, natyrisht ka qenë se bëhet fjalë për grupin e intelektualëve, 23-sosh, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën dhunshëm më 19 prill të vitit 1999, pra grupi i intelektualëve në Mitrovicë. Ne nuk mund ta konfirmojmë që bëhet fjalë për ta, por ky ka qenë dyshimi ynë i menjëhershëm; sidoqoftë, duhet t’i presim organet tona që të na tregojnë se për çfarë bëhet fjalë atje, por duket që kemi një varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, që është një komunë në veri të Ibrit, që ka qenë zonë e pashqyrtuar më herët, pra bëhet fjalë për një territor të paprekur prej gërmimeve. Përkintasi, mesbardhjen e fatit të pagjeturve”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale