Një 36 vjeçar me shtetësi turke kishte iniciuar një rast të grabitjes së 1000 eurove dhe një telefoni mobil.
Rastin në polici, 36 vjeçari e kishte lajmëruar më 25 janar rreth orës 22:20, ku kishte deklaruar se në rrugën “Anton Çeta” në Pejë dy persona nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur 1000 euro dhe telefonin mobil, shkruan arbresh.info.
Mirëpo, pas hetimeve të Policisë së Kosovës, rasti ka rezultuar të jetë deklarim i rremë”, dhe personi i cili ishte deklaruar si viktimë ka përfunduar në pranga të policisë
“Me datën 25.01.2021, rreth orës 22:20, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën ‘Anton Çeta’ në Pejë, ka ndodhur një rast ‘grabitje’. Sipas viktimës shtetas
Turk, i cili deklaron se me datë 24.01.2021 kishte ardhur ne aeroportin ‘Adem Jashari’ dhe nga aty deri në Pejë ka ardhur me një taksi, në qytetin e Pejës ishte takuar me dy (2) persona me të cilët ishte njohur ne Turqi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktimës(tashmë të dyshuarit për deklarim të rremë) i ishte ofruar tretman mjekësor edhe pse nuk kishte lëndime.
“Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, të cilët kanë intervistuar pesë dëshmitarë lidhur me rastin, me datë 12.02.2021, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit është arritur të provohet se viktima tani i dyshuari ka deklaruar rrejshëm, i dyshuari D.E. 36 vjeçar shtetas Turk”, njofton policia.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti i ‘Grabitjes’ është cilësuar ‘Deklarimi rremë’./arbresh.info/
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...