Një i ri me inicialet A.B është ndaluar nga policia, pasi që i njëjti kishte deklaruar rrejshëm se kishte qenë viktimë e një grabitje.
Ai i kishte thënë policisë në stacionin policor në Prizren se në afërsi të varrezave në lagjen Arbana duke e drejtuar automjetin me targa 04-805-FJ model Wolswagen( pronë e një ndërmarrje) e kanë ndaluar dy persona të panjohur për të, njëri prej të cilëve kinse i ka hyrë në automjet , e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte dhe me pas nën kërcënimin e armës ka pretenduar se ia ka marrë rreth 4000 euro para.
“Gjate bisedës me te hetuesit kane arrit qe te zbulojnë se viktima A B ka bere deklarim te rrejshëm respektivisht se rasti nuk ka ndodhur fare”, ka njoftuar policia.
E tani i dyshuar A B në prezencë të avokatit mbrojtës pranon se ka trilluar me rastin e paraqitur në polici.
Lidhur me rastin, është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...