Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike, Gani Geci, ka theksuar se asnjëherë vajza e tij deputete e rizgjedhur nuk do të mbështeste një koalicion të LDK-së me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në Debat Plus, Geci theksoi se një koalicion me PDK-në, edhe nëse do të miratohej nga kryesia, nuk do të kishte asnjë shans të kalonte.
“Një koalicion i LDK-së me PDK-në e ka një votë mangu. Kurrë, kurrë nuk mund të ndodhi. Një koalicion me VV-në nëse e vendos kryesia e voton, nëse nuk vendos, kurrë. Një koalicion me PDK edhe nëse vendos kryesia edhe nëse qohet prej varri Adem Jashari nuk e voton”, deklaroi Geci.
Ndërsa për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), Geci theksoi se ky vendim është në duar të kryesisë së LDK-së.
Ai shtoi se nëse kryesia e partisë vendos për një koalicion me VV-në, atëherë ai do ta mbështeste, duke e cilësuar si të keqen më të vogël ndër dy mundësitë.
“Një koalicion me VV-në është në domenin e kryesisë. Nëse vendos kryesia, e votoj. Nëse nuk vendos, kurrë,” tha Geci, duke theksuar se për të, koalicioni me VV-në është më i pranueshëm se ai me PDK-në.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...