Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, ka treguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se çfarë i kërkoi mbrëmë deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.
“Mbrëmë, në një ekspozitë arti, takova Elmi Reçicën e PDK-së, i cili pa një e pa dy më tha se besonte fuqishëm që LDK, ashtu si gjithherë, do të jetë me siguri edhe kësaj radhe bashkëpunuese në çështjet dhe proceset e interesit nacional. Edhe unë pa asnjë fije mëdyshje ja konfirmova të njëjtën, duke e siguruar se LDK nuk ndryshon në bërthamën e saj dhe se edhe këtë herë do të veproi në përputhje me parimet e saj, pasi që është parti e cila në fakt edhe ishte themeluar për t’u sakrifikuar për interesin nacional”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Postimi i plotë i Gecajt:
Mbrëmë, në një ekspozitë arti, takova Elmi Reçicën e PDK-së, i cili pa një e pa dy më tha se besonte fuqishëm që LDK, ashtu si gjithherë, do të jetë me siguri edhe kësaj radhe bashkëpunuese në çështjet dhe proceset e interesit nacional.Edhe unë pa asnjë fije mëdyshje ja konfirmova të njëjtën, duke e siguruar se LDK nuk ndryshon në bërthamën e saj dhe se edhe këtë herë do të veproi në përputhje me parimet e saj, pasi që është parti e cila në fakt edhe ishte themeluar për t’u sakrifikuar për interesin nacional.Megjithatë, këtë herë, interesi boshtor nacional dhe interes mbi interesat për LDK-në, por edhe për vendin, do të jetë ta dërgojmë PDK-në në opozitë.Prandaj do të bëjmë çmos, nuk do të lëmë gurë pa lëvizur, dhe do të fokusohemi e koncentrohemi me të gjithë forcën dhe fuqinë tonë që, si përherë, edhe në këtë periudhë interesin nacional ta dërgojmë në vend e vet.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...