Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Bajram Gecaj, ka pritur në takim delegacionin e Qeverisë së Shqipërisë në krye me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bled Çuçi, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Deputetin e Kuvendit të Shqipërisë,Bashkim Fino.
Në këtë takim është vlerësuar bashkëpunimi i deritashëm midis ministrive dhe mekanizmave të pushtetit lokal matanë e këndej kufirit dhe është diskutuar për aktivitetet e radhës midis dy vendeve në fushën e vetëqeverisjes lokale.
Në mënyrë të veçantë është trajtuar bashkëpunimi ndërkufitar midis vendeve në kuadër të Programit IPA të Bashkimit Europian, shkëmbimit të përvojave në fushën e reformave lokale dhe në stimujt e mundshëm për zhvillim ekonomik lokal në mënyrë të veçantë përgjatë brezit kufitar.
Ministri i Shqipërisë, Bled Çuçi ka informuar në detaje Gecaj lidhur me reformat e ndërmarra kohëve të fundit në Shqipëri dhe janë diskutuar edhe përvojat në administrimin e implementimit në dy vendet tona.
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes
Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Ne kemi propozim konkret, tr...
Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i...
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...