Bajram Gecaj, LDK në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, ka thënë se ka pasur një dëshirë të jashtëzakonshme të elektoratit për të pasur një marrëveshje me Vetëvendosjen për një listë zgjedhore të përbashkët, po kjo nuk ndodhi.
Ai, ka thënë se e kaluara duhet të mbetet në histori, dhe metodat e Vetëvendosjes nuk duhet të përsëritet.
Sipas tij, e keqja më e madhe në këtë mes është PDK, se sa Vetëvendosja.
“Koalicionin e territ duhet me çu në shpi, ngase ai u bw krejt në terr”, ka thënë Gecaj, duke shtuar se LDK-AKR-Aleanca është koalicioni i shpresës.
Sipas tij, për dy vjet e gjysmë, Qeveria e Isa Mustafes ka arritur t’a ndal krimin dhe korrupsionin, por sukseset e LDK’s e penguan PDK -në, ngase ajo u frikësuar se më nuk mund t’i fitoi zgjedhjet, prandaj edhe e rrëzuan Qeverinë, ka nënvizua Gecaj.
“Qeveria ka ece mire, dhe per here te pare, ka pas njw pozitivitet te madh”, ka theksu Gecaj, duke mos harru se e vetmja pjesë e cila nuk ka ec ka qenë ajo për Demarkacionin.
Gecaj, po ashtu ka thënë se qytetarët i kanë dy zgjedhje në tavolinë: Me i votu vlerat demokratike apo marksistat e leninistat të koalicionit të territ dhe të frikës.
https://www.youtube.com/watch?v=a3_Uo2nEieQ
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s