Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, ka shkruar përsëri reagim ndaj Muharrem Nitajt të AAK-së, për debatin e hapur se kush e ka shkelur më shumë kushtetutën.
Gecaj thotë se Nitaj po sillet “si pula pa krye”.
Postimi i tij:
Muharrem Nitaj si duket ka marrë përsipër një “misionin të pamundur” nga shefi i tij që të sulmoi Isa Mustafën bash “si pula pa krye”, dhe atë në stilin “sulmi është mbrojtja më e mirë”! Pasi që së paku në paraqitje japë përshtypje si njeri i letrave, Nitaj së pari do të duhej ta lexonte me kujdes vendimin e Gjykatës Kushtetues në të cilin, pos tjerash, theksohet qartë si kristali se Presidenti Hashim Thaçi, me kërkesën e gjykatës, nuk e kishte dekretuar ligjin në fjalë. Megjithatë, kjo assesi nuk e amniston Presidentin Thaçi nga përballja me pasojat morale, politike e ligjore për tejkalimin e kompetencave të tija në procesin e dialogut.
Muharrem Nitaj: …“E dyta, meqë i paskeni gjetur të gjithë shkelësit e Kushtetutës; Qeverinë, Parlamentin, deputetët, pse nuk e keni përmendur edhe Presidentin, që është filtri i fundit i një ligji para se të hyjë në fuqi!?”…
Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj e ka pyetur Kryetarin e LDK’së Isa Mustafën se pse s’po e përmend edhe Hashim Thaçin kur po flet për shkelësit e Kushtetutës lidhur me Ligjin për Dialog e Ekipin Negociator.
“E dyta, meqë i paskeni gjetur të gjithë shkelësit e Kushtetutës; Qeverinë, Parlamentin, deputetët, pse nuk e keni përmendur edhe Presidentin, që është filtri i fundit i një ligji para se të hyjë në fuqi!?”, ka shkruar Nitaj, në reagimin e dytë ndaj Isa Mustafës.
Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka kërkuar shkarkimin e Qeverisë dhe të Parlamentit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se Ekipi i votuar fillimit në Ekzekutiv e pastaj në Kuvend u shpall jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese.
Muharrem Nitaj ka thënë se edhe Isa Mustafa është shkelës i Kushtetutës për faktin se kishte nënshkruar një marrëveshje për Asociacionin e Komunave me Shumice Serbe, i cili po ashtu ishte rrëzuar nga Kushtetuese se shkelte.
“Për Ish-kryeministrin i kam disa pyetje: Nëse qenga turp që një deputet ta votojë një ligj i cili mund të rezultoj i papajtueshëm me Kushtetutën, pse nuk qenka turp që një Kryeministër të nënshkruaj një marrëveshje ndërkombëtare e cila nuk qenka në pajtim në 23 nene të saj me frymën e Kushtetutës!?”, ka shkruar Nitaj.
Ndërkohë, në reagimet e mëhershme, Nitaj tha se Isa Mustafa po luan me idenë se veza e pulës së kojshisë është më e madhe.
Isa Mustafa tha se një debat i tillë për shkelje të kushtetutës s’duhet të degradojë në debat pulash e vezësh.
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona