“Kam një lajm edhe më të ‘keq’ për Daçiç-in; ai do të vazhdoj të zhgënjehet me miqtë tanë dhe me punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vazhdimësi. Do të vijnë ende lajme të ‘këqija’ për te edhe nga FIFA, edhe nga Bashkimi Evropian, edhe nga OKB-ja”, ka shkruar Gecaj.
Postimi i plotë i tij:
Trimi i mirë me shokë shumë
Kur është fjala për Kosovën, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duket ta ketë inatin dhe urrejtjen më të madhe se sa logjikën dhe pragmatizmin. Ai ka reaguar plotësisht i papërmbajtur ndaj vendimit të UEFA-s, e cila dje pranoj Kosovën si anëtare të barabartë në këtë organizatë të futbollit evropian. Daçiç thotë se ky është vendim politik, e jo vendim i bazuar në ligj, dhe i cili na qenka sponzoruar nga ato shtete të cilat edhe e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës. E kësaj deklarate ne vetëm mund t’ia shtojmë thënien popullore, “trimi i mirë me shokë shumë”. Kam një lajm edhe më të “keq” për Daçiç-in; ai do të vazhdoj të zhgënjehet me miqtë tanë dhe me punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vazhdimësi. Do të vijnë ende lajme të “këqija” për te edhe nga FIFA, edhe nga Bashkimi Evropian, edhe nga OKB-ja. Nëse nuk më beson mua, Daçiçi duhet t’i besoj miqve të fuqishëm të shtetit të pavarur të Kosovës. Ndërsa UEFA dje e dëshmoj mu këtë.
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
Ulja e akcizës me 20% për naftën, Rama: Do mbetet në fuqi de...
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...