Këshilltar i kryeministrit, Bajram Gecaj, ka vazhduar ironizimin me opozitën. Ai kësaj radhe i është drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Gecaj ka theksuar një takim që krerë të Lëvizjes kishin me bashkatdhetarët në Zvicër, duke thënë se është dëshperuese se si Vetëvendosje po mundohet që përmes dezinformimit të tentojë të ndryshojë pikëpamjet e njerëzve atje.
Ai e ka quajtur opozitën “desperados”, që nënkupton “dëshpërim”.
“Al-Bin Kurti u ishte drejtuar këtyre ditëve bashkatdhetarëve në Zvicër me këtë pyetje jashtëzakonisht sugjestive: “Përderisa ju i mbani familjet me remitenca (dërgesa parash), më habit fakti se kaq pak ndikim keni në orientimin politik të tyre në Kosovë?” Pra, pafundësisht të dëshpëruar nga pamundësia konstante e depërtimit substancial tek zgjedhësit në Kosovë, anarkistët tani po mundohen që këtë depërtim ta realizojnë edhe përmes dezinformimit dhe rrjedhimisht ndikimit anësor përmes familjarëve të tyre nga diaspora”, ka shkruar ai.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...