Gazetarja e gazetës prestigjioze të Spanjës, “El Pais”, Maria Antonio Sanchez Vallejo, ka reaguar përmes profilit të saj Twitter për largimin arbitrar të Konsullit Lulzim Krasniqi nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork.
Gazetarja spanjolle ka ndjerë keqardhje për largimin e Konsullit Krasniqi, të cilin e ka lavdëruar për thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Spanjës:
“Me keqardhje mësova për largimin nga Nju-Jorku të Konsullit Krasniqi, një mik i madh i Spanjës, që ka bërë shumë në përafrimin e gazetarëve spanjollë me realitetin e vendit të tij. Do të na mungosh!”, ka shkruar Maria Antonio Sanchez Vallejo në Twitter./arbresh.info/
Qué lástima enterarme de la marcha de NY del cónsul Krasniqi, un gran amigo de España y que ha hecho tanto por acercarnos a los periodistas españoles la realidad de su país. We’ll miss you! https://t.co/rKEK2pgr5z
— M.A. Sanchez-Vallejo (@msanchezvallejo) July 7, 2022
LEXO EDHE
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...