Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe disa gazetarë.
Mirëpo, në emrat e këtyre të fundit nuk ishte përfshirë njëri prej gazetarëve që pati një kontribut të jashtëzakonshëm si para lufte ashtu edhe pas lufte.
Bëhet fjalë për Agim Muhaxherin, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë disa fjalë rreth kësaj çështje.
Ndër të tjera, ai ka përmendur njërin prej rasteve gjyqësore të cilin e kishte ndjekur, e ku i përfshirë ishte edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.
Muhaxheri thotë se presidenti ka dekoruar “dostat e tij, papagajtë që s’dinë ç’është gazetaria…”
“Unë qëndrova këmbëkryq në Kosovë. Ku ishe ti, president i tymit dhe dostat tu? Do ta ndija vetën të fyer po të më jepte dekoratë – “karton” ky tipi që i thotë vetes president”, ka shkruar ai./gsh/
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?