Gazetari Parim Olluri i cili mbrëmë është sulmuar fizikisht nga tre persona në prani të bashkëshortes së tij ka folur për herë të parë pas ngjarjes duke konfirmuar se është mirë me shëndet.
Olluri, përmes një statusi në Facebook ka thënë se gazetarët vetëm sa po i bëjnë edhe më të fortë sulmet pas shpinës, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Pershendetje te gjitheve,
Ju falemnderit per mbeshtetjen e juaj. Kjo deshmon se shume ne numer jemi lirise se shprehjes dhe publikimit te aferave kriminale te pushteterave e biznesmeneve te fuqishem.
Une jam mire me shendet. Nuk kam lendime te renda. Genta e ka marre veten nga tronditja prej sulmit te mbremshem.
Sulmuesit nuk i njoh, por Policia eshte duke u marre me rastin. Shpresoj qe do ti zbulojne edhe urdherdhenesit e tyre. Neve, gazetareve keto sulme pas shpines na bejne edhe me te forte. Na tregojne sa njerez te lige jane ata per te cilet raportojme. Nese kane menduar se Insajderi do te ndalet se publikuari aferat mafioze te tyre, jane gabuar rende. Ata duhet te kene frike nga ne gazetaret, e jo ne te frikesohemi nga te korruptuarit.
Une dhe koleget e mi ne Insajderi do te vazhdojme te jemi ashper ne luftimin e se keqes, seksereve, komandanteve te korruptuar te UÇK-se dhe te gjithe hajnave tjere, te formave te ndryshme./arbresh.info.
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve