Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq pas takimit me Federica Mogherinin u pyet nga gazeta e madhe gjermane, ZDF rreth idesë së ndryshimit të kufijve.
“Kur flasim për kufijtë, ndryshimin e kufijve, pyetja ime është se cilët janë kufijtë për të cilët ju po flisni?”, tha fillimisht presidenti serb.
Gazetari gjerman ia kthehu se flet për kufijtë që i ka njohur Gjermania, transmeton Indeksonline.
“Gjermania e njeh Kosovën si shtet të pavarur, Serbia nuk e bën, Rusia nuk e bën, Kina nuk e bën, Brazili dhe India nuk e bëjnë dhe për këtë arsye mendoj se është e nevojshme për kompromis.
Por unë nuk jam ai që mund të imponojë diçka kundër vullnetit të fuqive të mëdha, Prishtinës dhe të tjerëve.
Ne jemi këtu në Berlin për të dëgjuar sugjerimet dhe për të parë se çfarë mundemi.”, u shprehë presidenti serb.
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...