Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se deputetët e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës duhet të bëjnë kompromis e të votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Sipas saj, kompromis kanë bërë më herët edhe deputetët e pushtetit duke “tërhequr amendamentet nga Buxheti”.
“Po kërkoj nga deputetët nga opozita, se s’humbin vota nëse e votojnë këtë ligj. Po bëhet për të gjithë. Ta kalojmë edhe këtë ligj e pastaj këto mjete, që janë mbërri të investohen në Kosovë përmes marrëveshjes me Amerikën dhe pakos për rimëkëmbjen ekonomike, edhe nëse arrijmë me qytetarët të menaxhojmë mirë pandeminë, hendeku i shkaktuar nga pandemia nuk do të vërehet. Ndoshta do të kemi fat në këtë fatkeqësi e të ecim përpara më mirë”, ka thënë ajo në KTV, duke shtuar se “ne kemi bërë ligjin më mirë se çdo propozim i tyre por duhet të bëjmë kompromise”.
Kompromis ajo thotë se kanë bërë edhe deputetët e pushtetit kur në Kuvend u votua Ligji për Buxhetin.
“Janë votuar amendamentet e tyre, po them për herë të parë, që neve na është kërkuar, deputetëve të mazhorancës të hiqnim amendamentet tona për t’iu dhënë hapësirë deputetëve të opozitës e u kemi dhënë dhe i kemi kaluar mbi 70-80 për qind të tyre. Kompromisi fatkeqësisht po bëhet edhe brenda koalicionit, edhe me opozitën dhe po mendoj se jemi ende shumë të papjekur politikisht në përgjithësi”, ka deklaruar tutje Gaxherri.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...