Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka dalë me dy kërkesa për institucionet e vendit.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se është koha që të hapen sallat e dasmave dhe klubet e natës, pasi sipas tij situata me COVID-19 në vend është duke u përmirësuar.
“Nëse nuk kemi një plan tani për verën, në moment të fundit më mirë mos të hapemi fare. Një dasmë nuk mund të organizohet në moment të fundit, as një klub i natës nuk mund të bëhet gati, thjeshtë DUAM PLAN STRATEGJIK PËR VERËN”.
“Nëse nuk hapemi në qershor – korrik – gusht, për shtator mos na hapni hiq. Remitancat ikin, vera shkon, e diaspora veçse ka filluar ta mësojë rrugën në drejtime tjera. Jeni duke e shkatërruar një mund 20 vjeçar!”, ka shkruar Kllokoqi.
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...