Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se është shqetësues numri i lartë i personave të prekur me COVID-19 në kryeqytet.
“Jo vetëm sot, por edhe gjatë tërë muajit mars kemi pas një lakore në rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 jo vetëm në Prishtinë, por në mbarë vendin. Mendoj se është shqetësues numri i madh i rasteve aktive me koronavirus, në kryeqytet kemi afër katër mijë rasteve aktive”.
“Jemi në pritje te masave më të rrepta nga Qeveria e re, edhe pse jam kundër mbylljes totale, kam bërë thirrje që të ketë respektim sa më të madh të masave të vendosura nga Ligji për COVID-19. Respektimi sa i më madh i masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit do të ishte një iniciativë e mire si dhe masa të tjera do të ishin të mirëseardhura, sepse ky trend i rritjes nuk kishte të ndalur”.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, Gashi ishte pyetur se çfarë do të duhej të ndërmerrej ndaj kryeministri Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, kandidates për presidente, të cilët në disa fotografi që i kanë publikuar në rrjetin social Facebook duken se nuk kanë maska, ai deklaroi se rregullat e ligjit janë të vendosura për secilin person.
“Nëse shkelen masat, atëherë si do t’iu kërkojmë ne profesionistëve shëndetësor që të zbatojnë ato, kjo do të ishte jo e drejtë. Unë nuk dua të përzihem duke marrë parasysh se gjobitja është kompetencë e Policisë së Kosovës, unë mendoj se masat e vendosura kundër COVID-19 sipas ligjit duhet të jenë të barabarta edhe nga të gjithë personat tjerë”, ka thënë Gashi.
Ai ka theksuar se nga nesër do të hyjë në funksion platforma online “E-shëndetësia”, nëpërmjet të cilës mendohet se duhet të jepen këshilla nga stafi shëndetësor për qytetarët e prekur me COVID-19.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...