Avokati Tomë Gashi e ka komentuar votimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atë çfarë të tjerët nuk e kanë arritur për 10 vite, kryeministri Kurti e ka arritur për 10 sekonda.
“10 vjet apo 10 sekonda? Atë që të tjerët nuk e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda! Votimi për liberalizim të vizave u bë nga shtetet e Europës për 10 sekonda. Mos i hapni shampanjat siç i hapnin të tjerët dhe mos thuani që liberalizimi ka ndodhur pardje sepse votimi për liberalizim është bërë sot!”, ka shkruar Gashi.
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës .
Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave për shtetasit do të thotë se do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen në periudhën prej 180 ditësh.
Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024./arbresh.info/
lexo edhe:
Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...