Arben Gashi nga LDK-ja ka akuzuar ish-partnerin e partisë së tij PDK-në për korrupsion në qeverisjet e shkuara.
Ai në debatin në Interaktiv të KTV-së ka thënë se prishja e koalicionit u bë sepse “PDK-së i dolën burimet korruptive”.
“Në kohët e fundit dolën në pah burimet korruptive që ishin të instaluara që më parë në të gjitha strukturat”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se moto e të gjithëve, sidomos e LDK-së tani duhet të jetë ‘Hajnat në burg’.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e Rexhep Hotit të PDK-së se “Hashim Thaçi ka tejkaluar Ibrahim Rugovën”.
“Kanë arritur në këso gjendje që edhe vetja e tyre iu duket sikur Ibrahim Rugova. Kjo është gjendja që e shpjegon indentitetin e tyre. E kanë tejkaluar veten. LDK ishte në koalicion me këtë parti”, ka thënë Gashi.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...